Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin zvicerian, teksa po transportonte me makinën e tij një ngarkesë prej të paktën 9 kg kokainë të pastër.
Shqiptari ishte banor në Gjermani dhe po largohej nga Zvicra kur zyrtarët doganorë zbuluan drogën gjatë një kontrolli.
Më pas ai u mor në pyetje dhe u arrestua nga policia kantonale. Shqiptari akuzohet për shkelje të rëndë të Aktit Federal të Narkotikëve.
Vlera e drogës nëse do të përgatitej dhe ndahej në doza, mund të sillte një xhiro prej më shumë se 1 milion euro në treg.