-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj për Tiranën: Krenar që po gëlon nga turistët

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në burg ka postuar disa foto të vjetra nga sheshi Skënderbej. Veliaj shprehet që ndihet krenar që e shkonin Tiranën që vizitohet nga turistët.

Ai nënvizon që sot Tirana ka ndryshuar dhe po prodhohet më shumë ekonomi.
“Kjo më mbush me krenari, sidomos kur mendoj se në 2015-ën edhe një grusht turistësh që vinin në Tiranë nuk kishin se çfarë të bënin apo të vizitonin. Sot ka ndryshuar kaq shumë e për ta vërtetuar këtë mjafton të shikoni se si hotelet janë plot, restorantet kanë më shumë punë e se si për qytetin prodhohet më shumë ekonomi. Asnjë nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishim një vizion të qartë investimesh në Tiranë, të cilat sollën transformimin e sotëm për qytetarët, por edhe mbi 10 milionë turistë, që tani kanë se çfarë të rrëfejnë për Tiranën dhe Shqipërinë kur kthehen në vendin e tyre”, shkruan Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit