Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në një takim partitë politike, ku do të pritet të merret vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Sipas Indeksolinet, takimi do të mbahet me 5 qershor, ku Osmani pritet të nxjerrë dekretin për shpalljen zyrtare të zgjedhjeve.
Gjithashtu raportohet se presidentja është duke zhvilluar konsultime me partitë politike, për të garantuar një proces të koordinuar dhe ligjërisht të qëndrueshëm, para marrjes së vendimit përfundimtar për datën e votimit.