Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u shembën vonë të shtunën, tha kryetari i Komitetit Hetues të Rusisë.
Sipas mediave të huaja, Alexander Bastrykin tha se shpërthimet ishin “akte terrori”.
Ai tha se pesë eksplozivë të improvizuar u shpërthyen në Urën Kerç në rajonin e aneksuar të Krimesë. Gjithashtu tha se provat tregojnë se të tre aktet janë organizuar nga forcat speciale ukrainase.









