-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Zhupa: Treni i Europës që premtonte kryeministri, rezultoi tren bullgar

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend vijoi me denoncimet e zgjedhjeve të 11 majit. Zhupa u shpreh se treni i Evropës që përmendte Spiropali dhe kryeministri Edi Rama gjatë fushatës rezultoi të ishte “tren bullgar”.

Ajo tha se mazhoranca i kanë votat njëri-tjetrin, duke nxjerrë deputete të diasporës Olta Xhaçkën, si dhe i kanë hequr të drejtën e ankimimit Blerina Gjylametit.

“Sa më shumë i shau shqiptarët dhe i vodhi, sa më shumë i masakroi, aq më shuimë u rrit në votë te shqiptarët. A e shpjegon dot njeri këtë? Po, sepse treni i Evropës që fliste Spiropali para pak, e Rama gjithë fushatës, kishte qenë tren bullgar. E shpjegon qartë se ata oligarkë që sot kanë marrë gati vendimet e radhës për të marrë pronat shtetërore dhe investimet strategjike e kishin me target, sa vota dhe para duhet të hidhnin. Ata që sot përgatiten të marrin pronat e ushtrisë, e kishin target çfarë duhet të bënin.

Nuk ka ndodhur besoj në historinë njerëzore që të hapen të gjitha kutitë dhe të kenë përqindje të njëjta të ndara sipas subjekteve. Çdo kuti e diasporës e Vlorës kishte të njëjtën përqindje Taulant, si nuk e prishe njëherë dorën. Por një kuti Ulsi do të kishte dalë 25 PD, ndodh ndonjëherë por ishte matematike. Ai stilolapsi magjik se di se si prodhoi aq shumë, si duket keni blerë me shumicë. Ai stilolapsi blu e kryqi njëlloj. E na tregonte pastaj Balla se si kryqi njëlloj bëhet. Talluni me paratë që iu vidhni shqiptarëve, me ato para blini vullnete dhe tjetërsoni votën.

Edhe pse e bllokuat TikTok, dilnin video dhe vota nga diaspora. Ju i vodhët edhe njëri tjetrit aq sa nxorrët Xhackën deputete të diaporës dhe i hoqët të drejtën Gjylametit për t’u ankuar se kishit hallin se ankesë prishte procesin e vjedhjeve. Pse duhet votuar Olta përveçse si investitorë strategjike. Flisni për lista? Nuk mund të flisni se listat tuaja janë më qesharake që ka pas historia, më të turpshme me njerëz që nuk dinin të fillonin dhe mbaronin një fjali dëftore. Dhe në mitingje nxirrnin celularin për të bërë au au au..”, tha Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit