Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili shiste kokainë në Dhërmi.
Gjatë kontrollit në dhomën e 46-vjeçarit me iniciale M.M., ky po qëndronte në Drimadhes, policia i gjeti dhe i sekuestroi 126 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 136 400 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.









