Një 25-vjeçar është arrestuar pasi shpërndante lëndë narkotike të forta në zonat e Kamzës dhe Valias. 25-vjeçari me inicialet L.G., banues në Durrës është i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, dy armë të ftohta (thikë dhe shkop metalik i ngjashëm me të policisë), një peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.
Ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.