Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania”.
Kurti shprehet se Shqipëria mund ti kishte marrë tre pikët nga ndeshja. Ai thekson se në fudn të kualifikimve beson se Shqipëria do të triumfojë.
“Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë.”, shkruan Kurti.