Mbrëmjen e sotme ushtria ruse ka nisur përsëri sulmet e rënda ajrore mbi Ukrainën. Raportohet një person i vdekur dhe katër të plagosur në Odessa.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në Telegram duke folur për një “sulm masiv ndaj kryeqytetit” që po vazhdon dheu bëri thirrje banorëve të Kievit të qëndrojnë në strehimoret e tyre.
Ai shtoi se “një grup i ri UAV-ësh (dronësh) po fluturon drejt kryeqytetit”. Sipas raportimeve shtatë lagje të Kievit janë prekur nga sulmet.