Shqipëria së shpejti do të hapë Grupkapitullin 4 të negociatave me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen dhe progresin konkret të Shqipërisë në rrugën drejt familjes europiane.
Postimi i Ramës:
SHQIPËRIA NUK NDALET
Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE
Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
Kapitujt përfshijnë:
Politikat e transportit (Kapitulli 14),
Energjia (Kapitulli 15),
Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).
Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian