Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë, ku janë plagosur 4 persona të një familjeje. Të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për shkakun e aksidentit.