-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lideri Suprem i Iranit: Izraeli nisi luftën, ne do të veprojmë me forcë

Kryesoret

Udhëheqësi Suprem iranian, Ali Khamenei në një deklaratë në një fjalim televiziv ka reaguar në ndaj sulmit të sotëm izraelit ndaj Iranit. Ai tha se Izraeli nisi një luftë dhe se Teherani tani do ta lejojë atë të kryejë sulme “godit dhe ik” pa pasoja të rënda.

“Kombi iranian duhet të ketë garanci se përgjigjja jonë nuk do të jetë gjysmë e matur.”, tha ai.

Ndërkohë Irani është kundërpërgjigjur dhe shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Tel Aviv të Izraelit. Shpërthime u dëgjuan si në Jerusalem ashtu edhe në Tel Aviv, sipas CNN.

“Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA.

“Pak kohë më parë, Policia e Izraelit mori raportime për municione të rëna në një nga komunitetet brenda Distriktit të Tel Avivit. Në këtë fazë, nuk janë raportuar të lënduar, por ka pasur dëme materiale”, tha zëdhënësi i policisë izraelite.

Ai raportoi se deri tani nuk ka të lënduar.

Përplasja me Izraelin, Irani kundërpërgjigjet lëshon raketa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit