Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit në një operacion të quajtur Premtimi i Vërtetë 3. Kjo në përgjigje të sulmeve të mëparshme izraelite.
Raportohen se pesë persona janë lënduar lehtë dhe rreth 150 raketa kanë shpërthyer në Tel Aviv.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Irani ka kaluar vijat e kuqe duke goditur me raketa qendrat e populluara civile, si dhe paraljamëroi se do të përballen me një përgjigje të ashpër.
Ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se objektivi kryesor është “të pengojë kërcënimin bërthamor dhe balistik të regjimit islamik”.