Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pasditen e sotme në një zonë industriale në Kavajë, duke përfshirë një pikë grumbullimi me skrap hekuri.
Flakët u përhapën shpejt, duke krijuar situatë të tensionuar për banorët dhe punonjësit në zonë.
Në vendngjarje ndodhen ekipe të shumta zjarrfikësish, të cilët po punojnë intensivisht për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në ndërtesat përreth.
Fatmirësisht, deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.