-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Sulmi i Izraelit, dështim i diplomacisë së SHBA

Kryesoret

Donald Trumpit i la përshtypje sulmi izraelit ndaj Iranit, duke thënë se operacioni ishte “shumë i suksesshëm”, “për ta thënë butë”. Dhe në rrjetin e tij social Truth, presidenti amerikan shkroi: “Tashmë ka pasur shumë vdekje dhe shumë shkatërrime. Por ka ende një shans për t’i dhënë fund masakrës.” Irani tani duhet të bëjë një marrëveshje për të ndaluar sulmet.

Megjithatë, lavdërimet për veprimet ushtarake izraelite nuk mund ta fshehin faktin se sulmet vijnë në një kohë shumë të papërshtatshme për Shtetet e Bashkuara. I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, kishte filluar negociatat me Iranin për një marrëveshje të re bërthamore. Bisedimet ishin planifikuar për të dielën. Për shkak të sulmeve, Irani tani i ka anuluar bisedimet për momentin.

Fyerje ndaj Presidentit

Në një bisedë me senatorë republikanë, Witkoffi thuhet se ka shprehur shqetësimin se bombardimet izraelite mund të shkaktojnë hakmarrje masive nga Irani. Sulmi ishte një fyerje e qartë ndaj Presidentit, tha senatori demokrat Tim Kaine në CNN: “Presidenti i ka kërkuar kryeministrit Netanyahu t’i japë një shans diplomacisë.” Tani, ata janë të zhgënjyer që Benjamin Netanyahu e kreu megjithkëtë sulmin masiv.

Edhe nëse do të ishte kështu, Trump dhe ekipi i tij nuk po e lënë të kuptohet, por mbetet e paqartë, nëse qeveria amerikane u përpoq të ndikonte tek Izraeli dhe si u përpoq. Kur një gazetar televiziv e pyeti drejtpërdrejt Trumpin nëse ushtria amerikane ishte e përfshirë në sulme, presidenti refuzoi të komentonte.

Sulme të mundshme ndaj ushtrisë amerikane?

Shqetësimi tani është se kundërreagimi iranian mund të ndikojë edhe tek forcat amerikane të stacionuara në Lindjen e Mesme. Dhe se SHBA-të mund të përfshihen në një luftë të re në Lindjen e Mesme. Rreziku i kësaj është rritur në mënyrë dramatike, tha demokrati Kaine.

Në përgjithësi, diplomacia amerikane aktualisht po paraqet një imazh të dobët, tha Wendy Sherman, funksionale e lartë shteti nën Presidentin Joe Biden në CNN: “Ne kemi një burrë të fortë shumë të dobët si president.” Ai deri tani nuk ka arritur asgjë në konfliktet urgjente në Ukrainë, Iran apo Gaza.

Demokrati: Anulimi i marrëveshjes nga Trumpi në 2018 – gabim i madh

Presidenti, megjithatë, e sheh veten si person që e kontrollon situatën. SHBA-të i kanë dhënë Iranit një ultimatum: Një marrëveshje mbi programin bërthamor të vendit duhet të arrihet brenda 60 ditëve. “Sot është dita e 61-të,” shkroi presidenti në Truth Social. “Tani ata kanë – ndoshta – një shans të dytë.”

Për ekspertin e sigurisë Michael O’Hanlon të Institutit Brookings, kjo është pikërisht ajo që duhet të ketë përparësi: marrëveshja bërthamore me Iranin – edhe nëse duket veçanërisht e vështirë për t’u arritur tani. Në të njëjtën kohë, eksperti nuk beson se Irani do të hakmerret me forcë të veçantë, por me veprime simbolike.

Nga perspektiva e demokratëve negociatat e reja nuk do të kishin qenë të nevojshme. Në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trumpi u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare që kontrollonte programin bërthamor të Iranit. SHBA-të tani duhet të merren me pasojat, tha senatori demokrat Kaine: “Presidenti Trump bëri një gabim të madh duke u tërhequr nga marrëveshja dhe duke i dhënë kështu Iranit dritën jeshile për të pasuruar uraniumin.” Por ai shtoi se nuk është kurrë vonë për nisma diplomatike./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit