Presidenti i Iranit, Massoud Pezeshkian, paralajmëroi Izraelin pas sulmeve ajrore të fundit ndaj objektivave iraniane, duke theksuar se nëse agresioni nuk ndalet, Izraeli duhet të përgatitet për një “përgjigje më të ashpër dhe më të dhimbshme”.
Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, ai paralajmëroi se konflikti mund të përhapet dhe të rrezikojë vende të tjera të rajonit. Pezeshkian i bëri thirrje vendeve islame të qëndrojnë të bashkuara kundër provokimeve dhe theksoi se Irani po përgjigjet me vendosmëri, megjithëse nuk e nisi konfliktin.