-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina futet kundravajtje në një autostradë në Itali, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur pak para orës 05:15, në autostradën A22 të Brennerit në Bolzano të Italisë. Nga aksidenti një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një makinë ka hyrë në mënyrë të gabuar në autostradë nga pika e pagesës në Bolzano Jug dhe ka lëvizur në drejtim të kundërt. Kështu është përplasur me një automjet tjetër që po vinte në drejtimin e duhur.

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Bolzanos, policia rrugore dhe disa autoambulanca. Dy prej të plagosurve janë transportuar në spitalet e Bressanones dhe Trentos, ndërsa tre fëmijë të moshave 8, 11 dhe 14 vjeç u transportuan me helikopter në Klinikën Universitare të Innsbruckut, sipas njoftimit nga Qendra e Emergjencave të Bolzanos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit