Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekamarkaj në seancën e sotme në Kuvend ka ironizuar socialistët pas fjalës së tyre.
Gjekmarkaj pas fjalës së socialistëve në Kuvend u shpreh se për nga niveli i diskutimit duhet të shpallen “Miss Fjalimi” ose “Miss Oratoria”.
“Duket qartë që ky është një projektligj që e nxjerr Shqipërinë në selamet. Dua të përgëzoj zotin Balla, i cili e ka kuptuar që nuk e justifikon dot rrogën si ministër për Parlamentit dhe ka dy seanca që është bërë yzmeqar pranë Ministrisë së Energjetikës”. Por, thelbi i ndërhyrjes nuk ishte ky në fakt, por dy fjalimet e zotit Balla, fjalimi i zonjës Resuli, fjalimi i zonjës Antoneta dhe fjalimi i Dilo Nasufit, të cilët meritojnë një komision estetik, do të propozoja Pastorin, njeriun e Zotit, Toni Gogun, sepse janë nivele të larta estetike dhe të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria”, tha Gjekmarkaj.