-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Irani nuk po e fiton këtë luftë, ata duhet të flasin para se të jetë vonë

Kryesoret

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në samitin e G7 në Kanada të hënën se beson që Irani dëshiron të ulë tensionet në konfliktin e tij me Izraelin. Trump theksoi se Teherani “nuk po e fiton këtë luftë”.

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata kishin 60 ditë, dhe në ditën e 61-të”, tha Trump.

Ai shtoi që: “Ata duhet të bëjnë një marrëveshje dhe kjo është e dhimbshme për të dyja palët, por do të thoja se Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe ata duhet të flasin, dhe duhet të flasin menjëherë, para se të jetë tepër vonë.”

Trump pranoi që të tregojë se çfarë po u ofron SHBA Izraelit në këtë luftë.
“Ne gjithmonë e kemi mbështetur Izraelin. E kemi mbështetur fuqimisht për një periudhë të gjatë kohore, dhe Izraeli po ecën shumë mirë tani”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit