Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, duke e cilësuar të pabazuar.
Opozita kishte kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark, duke argumentuar se procesi zgjedhor ishte i manipuluar dhe jo transparent.
Megjithatë, çështja nuk përfundon këtu për PD, pasi ankimimet për qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës do të shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.
Partia Demokratike ka kërkuar jo vetëm shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve, por edhe përsëritjen e tyre në këto qarqe.