Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë në zonën e “Qafës së Koshovicës” në aksin Fier-Levan. Si pasojë, dy persona u lënduan dhe u transportuan në Spitalin Rajonal Fier, jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit ishte një parakalim i gabuar nga një furgon, i cili i prerë rrugën drejtuesit të Fordit. Në vendin e ngjarjes po punojnë policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave.