Presidenti Vladimir Putin tha të premten se Rusia nuk po kërkon kapitullimin e Ukrainës, por që Kievi të njohë realitetin e krijuar në fushëbetejë.
“Ne nuk po kërkojmë kapitullimin e Ukrainës. Ne po këmbëngulim në njohjen e realitetit që është zhvilluar në terren”, tha Putin në forumin ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.
Udhëheqësi rus tha se rusët dhe ukrainasit janë një popull, “dhe në këtë kuptim e gjithë Ukraina është e jona”.
Ai theksoi se Rusia kurrë nuk e kishte vënë në dyshim të drejtën e Ukrainës për sovranitet. Gjithashtu Putin, cili thotë se Rusia po lufton në Ukrainë për të mbrojtur sigurinë e saj, po përgjigjej ndaj një pyetjeje mbi qëllimet e luftës së Rusisë.
“Kemi një shprehje, ose një parabolë”, tha Putin. “Aty ku shkel këmba e ushtarit rus, ajo tokë është e jona”, shtoi ai.