Sipas raportimeve, shumica e viktimave kanë ndërruar jetë në vendngjarje pas sulmeve ajrore izraelite. Konflikti nisi pas akuzave të Tel Avivit se Irani po i afrohet ndërtimit të një arme bërthamore – diçka që Izraeli ka deklaruar se nuk do ta lejojë të ndodhë.
Në kulmin e përshkallëzimit, SHBA-ja ndërhyri me goditje ajrore mbi objektiva bërthamore iraniane, duke pretenduar se ka penguar zhvillime të mëtejshme të programit ushtarak të Teheranit.
Tensionet mes dy vendeve kanë pezulluar edhe bisedimet diplomatike për çështjen bërthamore që po zhvilloheshin mes SHBA-së dhe Iranit para fillimit të konfliktit.








