Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare të rëndësishme, njoftoi Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një eventi zyrtar. Marrëveshja u konfirmua edhe nga Sekretari i Tregtisë, Howard Latnick, në një intervistë për Bloomberg.
Kjo marrëveshje vjen pas raundeve të negociatave në Gjenevë dhe Londër, ku të dyja palët ranë dakord për uljen e tarifave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëparshme tregtare.
Një nga çështjet kyçe ishte furnizimi me minerale të rralla, të domosdoshme për teknologjitë moderne dhe mbrojtjen. SHBA kërkoi një rritje të dërgesave, ndërsa Kina priste lehtësime në kontrollin e eksporteve të produkteve teknologjike amerikane.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy ekonomive më të mëdha të botës.