-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari Valon Syla ndalohet për 48 orë, dyshohet se rrahu partneren

Kryesoret

Gazetari dhe drejtori i gazetës “Metro”, Valon Syla është ndaluar për 48 orë nga policia e Kosovës nën dyshimin se ka rrahur gruan me të cilën bashkëjetonte.

Gazeta Sinjali shkruan se incidenti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku gruaja E.N. ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga bashkëjetuesi i saj. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dokumentimin e lëndimeve të marra.

Sipas raportimeve, partnerja e gazetarit ka konfirmuar deklaratat fillestare edhe në dëshminë e dytë, ndërsa motra e saj, një 24-vjeçare, ka dorëzuar video-incizime të incidentit, të cilat do të përdoren si prova në hetimin penal.

Valon Syla është marrë në pyetje në praninë e avokatit të tij dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Hetimet mbi rastin po zhvillohen nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Autoritetet kanë cilësuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërkohë që priten vendime të mëtejshme ligjore në lidhje me trajtimin e çështjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit