Pas Samitit në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se vendi ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe është në rrugën e duhur për të realizuar planin e përbashkët.
“Jemi krenarë për përparimet që kemi bërë dhe besoj se do të arrijmë të plotësojmë të gjitha kushtet,” deklaroi Rama, duke nënvizuar se aspirata shumëshekullore po afron drejt realizimit.









