Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e operacionit ku u sekuestruan pasuritë e vëllezërve Suel dhe Mario Çela. Sipas mediave italiane paratë vinin kryesisht nga trafiku i kokainës të importuar nga Amerika e Jugut për tregun europian.
Gjykata e Veronës urdhëroi sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, aksioneve në kompani dhe fondeve financiare me vlerë rreth 4 milionë euro.
Paratë e përfituara nga trafiku i drogës janë futur në Itali përmes një kompanie imobiliare në Verona, e cila ka kryer blerje dhe rikonstruksione të ndërtesave, të cilat më pas janë dhënë me qira, duke përdorur kanale financiare jo të zakonshme nga Shqipëria.