Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka folur në lidhje me mbylljen e Legjislaturës së X-të.
Spiropali e nisi për një mesazh për 140 deputetët që kanë investuar në shërbim të Shqipërisë. Ajo ka kërkuar ndjesë për gjërat që nuk kanë shkuar siç duhet, si dhe theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është objektivi kryesor.
“Po e nis me një mesazh për 140 deputetët për investimin e tyre në shërbim të Shqipërisë për mediat, për shërbimet parlamentare dhe gardës për mbështetjen në 4 vite. Ndjesë të gjithëve për gjërat që nuk shkuan si duhet, të drejtoj kuvendin është privilegji më ia madh dhe sfida më e madhe e karrierës sime. Bashkëpunuam, debatuam dhe u grindëm por bëmë më të mirën për Shqipërinë tonë. Përshpejtimi i anëtarësimit në BE ishte arritja kryesore.”, tha Spiropali.