-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në landfillin në Elbasan, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Kërkojmë zgjidhje të përhershme

Kryesoret

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në një deklaratë për shtyp ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit në landfillin në Elbasan.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar shpreh shqetësimin për situatën alarmante të ndotjes së ajrit në qytetin e Elbasanit. Gjithashtu shprehet se kjo situatë përbën një rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe një kërcënim të vazhdueshëm për mjedisin dhe të ardhmen e brezave të rinj.

Në fund ata falenderojnë institucionet përgjegjëse, lokale dhe qendrore, për përpjekjet e deritanishme në shuarjen e zjarreve dhe stabilizimin e situatës.

“Në këtë kuadër:

1.I bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të ndërmarrë me urgjencë investimin për ndërtimin e një inceneratori të ri, sipas standardeve bashkëkohore, që garanton mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.
2.U bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë me përparësi dhe të çojnë përpara drejtësisë të gjithë ata individë apo struktura që kanë abuzuar me fondet dhe menaxhimin e inceneratorit të mëparshëm, tashmë jashtë funksionit.
3.Kërkojmë nga institucionet vendore dhe kombëtare të bashkëpunojnë ngushtësisht për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për këtë problem që përsëritet çdo vit.”, shprehet Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit