Policia e Kukësit ka arrestuar një 53-vjeçar për posedim armësh pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit Kadri Peposhi banues në fshatin Lusen, policia gjeti 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.









