Gjatë një operacioni kërkimi në Irak, 12 ushtarë turq kanë humbur jetën pasi janë ekspozuar ndaj gazit të rrezikshëm metan në një shpellë.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se gjatë operacionit, 19 ushtarë të tjerë u prekën nga ky gaz dhe u dërguan urgjentisht në spital për trajtim. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 12 prej ushtarëve nuk arritën t’i mbijetojnë këtij incidenti tragjik.
Operacioni kishte për qëllim të gjente trupin e një ushtari që ishte vrarë në maj të vitit 2022, por deri tani eshtrat nuk janë gjetur ende.









