Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato ka deklaruar se reforma në drejtësi ka dhënë një kontribut për ecurinë në anëtarësim. Gonzato tha se ka ende shumë punë për ta bërë në zbatimin e kësaj reforme.
“Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë, llogaridhënies dhe ka dhënë edhe një kontribut shumë të madh për ecurinë e mrekullueshme që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE.
Ka ende shumë punë për të bërë veçanërisht në zbatimin e kësaj reforme. Vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë institucionet përkatëse duke përfshirë institucionet e pavarura të drejtësisë të vazhdojnë të punojnë duke pasur këtë synim në mendje”, tha Gonzato.