Ish kryeministri i Izraelit, Ehud Barak ka akuzuar Benjamin Netanyahun për mungesë vizioni dhe drejtim strategjik në luftën kundër Hamasit dhe përballjen me Iranin.
“Që nga koha e Clausewitz e dimë se lufta nuk mund të jetë qëllim në vetvete. Duhet të ketë një objektiv të qartë politik dhe diplomatik. Netanyahu nuk ka asnjë,” tha Barak.
Ai tha se Netanyahu ka përdorur Hamasin për vite me radhë për të dobësuar Autoritetin Palestinez në Ramallah.
Ndërsa për situatën në Gazë, ai tha se : “Kemi pasur suksese të jashtëzakonshme ushtarake. Hezbollah është i gjunjëzuar, Siria ka rënë, Irani është goditur rëndë. Por në Gaza mungon një strategji reale.”