Një 29-vjeçar në Tiranë u arrestua, i cili duke drejtuar makinën nën efektin e lëndëve narkotike ka tentuar që të largohet sapo ka parë policinë. Më pas ai është përplasur me një makinë të policisë gjatë ndjekjes dhe si pasojë janë plagosur dy punonjës policie.
Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethana të tjera të rastit.