Ish-presidenti Donald Trump tha se do të ndjekë finalen e Kupës së Botës për Klube në stadiumin MetLife, e cila konsiderohet si “provë gjenerale” për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në të njëjtën kohë, FIFA hapi një zyrë në “Trump Tower”, duke forcuar prezencën e saj në SHBA para eventit të madh futbollistik. Trofeu i Kupës së Botës për Klube do të ekspozohet aty deri në finalen e së dielës.
Trump ka qenë aktiv në sport gjatë mandatit të tij, duke marrë pjesë në Super Bowl dhe duke njoftuar organizimin e Draftit të NFL-së në Uashington për vitin 2027.