Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme me Iranin do të varet nga përmbushja e kushteve që janë në interes të Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, vetëm një “marrëveshje e mirë” mund të konsiderohet e pranueshme nga Uashingtoni.
“Nëse marrëveshja nuk është në favorin tonë, ajo është vija që do të na shtynte të rifillonim armiqësitë”, tha Trump në një intervistë për Fox News, e cila pritet të transmetohet gjatë fundjavës.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se pala iraniane është e aftë në negociata, duke i cilësuar ata si “negociatorë shumë të mirë”.
Deklaratat vijnë në një moment kur raportimet ndërkombëtare flasin për përparim të mundshëm në bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, përfshirë një memorandum paraprak 60-ditor. Megjithatë, çdo marrëveshje përfundimtare mbetet ende në pritje të miratimit nga presidenti amerikan.
/5pyetjet.al









