Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në vend.
Haradinaj theksoi nevojën për tejkalimin e bllokadës institucionale që ka zgjatur prej muajsh, duke shprehur gatishmërinë e partisë së tij për të ndihmuar në krijimin e institucioneve të reja.
Ai falënderoi ambasadorin Rohde për angazhimin e vazhdueshëm dhe vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë në procesin euroatlantik të Kosovës.