Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit ka nisur që mëngjesin e sotëm. Një anëtar i familjes Koçeku që po u shemben ndërtesat po tregon gjest qytetarie dhe u ka ofruar shishe me ujë oficerëve të policisë që janë në detyrë.
Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë duke shembur ndërtesat nga 1 deri në 3 kate. Në Theth janë parashikuar të shemben rreth 60-70 ndërtime pa leje. Ndërkohë banorëve u është dhënë kohë që të heqin strukturat prej druri.