-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donald Trump këmbëngul se ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit me mark Rutten ka deklaruar se e ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë. Trump ka renditur disa vende për të cilat thotë se ka ndikuar që të mos ketë luftë mes tyre, ndër to kanë qenë edhe Kosova dhe Serbia.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani disa ditë më parë tha për deklaratën e Trump se SHBA ka parandaluar luftën mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, e ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani, se i ka manipuluar fjalët e presidentit Trump.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell në X.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit