Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi në aktivitetin e prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese” se është me rëndësi që drejtësia të jetë e dukshme dhe e prekshme për qytetarët.
“Drejtësia, jo vetëm duhet të jepet, por edhe duhet të duket që po jepet. Drejtësia duhet të arrijë te qytetarët, duhet ta kuptojnë, të kenë besim, dhe vetëm duke patur këtë besim mund ta shohim integrimin në BE si një mundësi për të arritur më shumë. Dhe për këtë çdo hap ka rëndësi, cdo përpjekje që bëjnë gjykatat kontribuojnë për këtë vizion”, u shpreh ambasadori Gonzato.