Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje tregtare me Indonezinë. Trump kishte thënë se tarifa për importet nga Indonezia do të jetë 19% në vend të 32%.
“Ata do të paguajnë 19% (tarifa), dhe ne nuk do të paguajmë asgjë… Do të kemi akses të plotë në Indonezi. Kemi përfunduar disa marrëveshje që do të shpallen”, tha Trump.
Eksportet amerikane në Indonezi u rritën me 3.7% vitin e kaluar, ndërsa importet amerikane të mallrave indoneziane u rritën me 4.8%.








