Është shuar vatra e fundit e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, ku u dogjën rreth 100 hektarë pyll me pisha.
Në ndihmë të zjarrfikësve dhe bashkisë ndërhynë edhe 30 trupa të ushtrisë për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërkohë, Dibra mbetet qarku më i prekur, me vatra ende aktive në Parkun Kombëtar të Lurës, Bulqizë dhe fshatin Arras, ku flakët po rrezikojnë edhe banesat.
Era dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa janë angazhuar 100 efektivë të Forcave të Armatosura.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 vatra zjarri në mbarë vendin, ku mbi 292 hektarë tokë me bimësi, shkurre dhe pemë frutore janë djegur.
Mbi 1,000 rrënjë kumbulla, qershi dhe ullinj janë dëmtuar nga flakët.








