Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në lagjen Nr. 1, pranë murit të kalasë.
Një automjet tip Audi, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një 50 vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital me dëmtime serioze në disa pjesë të trupit.
50 vjeçari ende pa identifikuar, po trajtohet aktualisht në sallën e kirurgjisë së spitalit të Durrësit.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.