Në hetimet për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra janë marrë në pyetje dy të arrestuarit, Fation Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri.
Bushgjokaj ka pranuar lidhjet e tij me Dobrën në trafikun e drogës, por mohon që ka pasur ndonjë përfshirje në vrasje.
Ndërkohë, Çakrri ka thënë se ishte në zonën e ngjarjes, por nuk e njeh personalisht viktimën dhe gjithashtu mohon përfshirjen në krim.
Ai ka treguar se njeh vetëm Kristi Bushgjokajn, i cili është në kërkim, dhe se e ka takuar atë në burg. “Nuk e di çfarë ka ndodhur me Dobrën”, është shprehur ai.
Sipas versionit të tij, dy makina u ndanë gjatë lëvizjes dhe më pas vëllezërit ndryshuan rrugë duke i thënë të largohej.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.