Teuta ka njoftuar se ka finalizuar marrëveshjen me ish talentin e Tiranës Albi Doka. Në njoftim ata i urojnë mirëseardhjen Dokës në Durrës, si dhe i urojnë suksese me fanellën e Teutës.
“Mirësevjen Albi Doka! KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit Albi Doka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm.
Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin e mbrojtjes dhe do të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri.
Doka i bashkohet ‘bluve’ me përvojën dhe kualitetin e tij, dhe jemi të bindur se do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës. I urojmë mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese me fanellën e Teutës!”, thuhet në klubin Teuta.