Kevin Dodaj i ka dhënë lamtumirën klubit të Vllaznisë ku hodhi hapat e parë në futbollin profesionist. Tani ai do të nisë një aventurë të re në Bullgari, ku do të veshë fanellën e CSKA Sofjes.
Me anë të një postimi ai përvojën me Vllazninë si diçka më shumë se thjesht futboll, si një emocion, një përkatësi që nuk shuhet kurrë.
“Faleminderit Vllazni! Dua të falënderoj nga zemra gjithë familjen e Vllaznisë, tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo moment, bashkëlojtarët që luftuan si një trup i vetëm, dhe të gjithë ata që qëndruan pas nesh, në çdo fitore dhe vështirësi”, shkruan ai.
“Ishte një nder i madh të vesh fanellën kuqeblu dhe të jem pjesë e këtij klubi historik. Çdo ndeshje, çdo stërvitje, çdo moment do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Vllaznia nuk është thjesht një ekip, është një ndjenjë.”, shton Dodaj.