Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë, ka raportuar “Novosti”.
Sipas raportimeve, 59-vjeçarit nga Peja i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi, nën dyshimet për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, thuhet në raportimin e mediave serbe.
Arrestimi i tij vie pak ditë pasi Kosova arrestoi dhe paraburgosi zyrtarin serb, Igor Popovicin, pasi përdori gjuhë fyese kundër UÇK-së.
Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media kishte bërë thirrje që qytetarët e Kosovës, veçanërisht emërgimtarët, të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë për shkak të rreziqeve të sigurisë.