Vatrat e zjarrit në parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” vijon të mbetet kritike. Flakët kanë djegur rreth 200 HA pyje halore në këtë zonë që nga liqeni i luleve e deri në malin e Dejës.
Ndërkohë në Zall Gjoçaj është kërkuar evakuimi i barinjve, staneve, bagëtisë e bletëve që vendosen në zonë çdo verë.
Ndërkohë avioni italian i cili nisi operacionin për fikjen e zjarrit e ka ndërprerë operacionin. Kjo për shkak se ishte jo shumë efektiv pasi ujin e hidhte nga lartësi shumë e madhe për arsye të terrenit malor.
Ndërsa në terren janë angazhuar punonjësit e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Dibër, ato të shërbimit pyjor, të administratës vendore dhe forcat e armatosura.