Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin. Dy 16-vjeçarë janë fuur duke u larë, duke kaluar përmes kanalit që lidh Lagunën e Patogut me detin.
Njëri prej tyre është mbytur dhe ende po kërkohet trupi i tij. Ndërsa 16-vjeçari tjetër është dërguar në spital.
Ndërkohë në vendngjarje janë policia Kurbin dhe Policia Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.