Ditën e sotme Rusia dhe Ukraina kanë sulmuar njëra-tjetrën me dronë thanë zyrtarët nga të dyja palët.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se sulmet gjatë natës së Rusisë ishin “përgjigje” ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim të menjëhershëm.
Zekensky tha se gjatë sulmeve u përdorën mbi 100 dronë dhe katër raketa. Sipas tij shumica e dronëve që u përdorën nga Rusia ishin Shahed, dronë të prodhimit iranian.
“Rusia vazhdon terrorin dhe pengon diplomacinë, prandaj meriton përgjigje me sanksione të plota, si edhe goditjet tona ndaj logjistikës së saj, bazave ushtarake dhe objekteve të prodhimit ushtarak”, shkroi Zelensky në një postim në Telegram.
Ndërsa kreu ushtarak i Harkivit, Oleh Synehubov tha se gjashtë fëmijë përfshirë një vajzë 1-vjeçare u plagosën gjatë sulmeve.








